Nga gjeli i detit tek personi i parë që hyn në shtëpi, këto janë traditat e shqiptarëve për Vitin e Ri

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 31.12.2019, 00:35

Teksa na ndajnë vetëm pak orë nga festa e Ndërrimit të Viteve, e cila kremtohet në të gjithë botën, të gjithë mezi presin ardhjen e vitit të ri, veçanërisht fëmijët.

Viti i Ri pritet me fizhekzjarre, festë dhe puthje në mesnatë, gjë e cila është traditë në shumë vende të botës, përfshirë edhe vendin tonë.

Mirëpo, shqiptarët për këtë festë kanë disa tradita, që i dallojnë nga të tjerët.

Nga gjeli i detit tek personi i parë që hyn në shtëpi, më poshtë gjeni të listuara disa nga supersticionet e shqiptarëve për festën e Ndërrimit të Viteve.

Pastrimi i shtëpisë me themel Pak ditë para Vitit të Ri shqiptarët u futen punëve me rrënjë duke pastruar gjithçka, duke filluar nga perdet, tapeti e deri te kolltukët. Edhe nëse diçka është e pastër, do pastrohet sërish! Këto njihen si “punët e Vitit të Ri” dhe bëhen që viti që vjen ta gjejë shtëpinë të pastër dhe të rregullt.

Tryeza mbushet plot me ushqime dhe s’duhet të mungojë gjeli i detit Në familjet shqiptare, atë natë është shumë e rëndësishme që tavolina të jetë plot. Nuk duhet të mungojnë llojet e ndryshme të ushqimeve, ëmbëlsirave, pijeve dhe shumë, po shumë mish. Viti i Ri duhet ta gjejë tavolinën të mbushur plot. Ah, kurrsesi mos harroni gjelin e detit, përsheshin dhe sallatën ruse. Pa to, Viti i Ri nuk ka kuptim.

Dollitë e vazhdueshme Nata e Vitit të Ri është nata e dollive. Fjala “gëzuar” dëgjohet më shpesh se çdo fjalë tjetër.

Byreku me lek Një tjetër traditë shqiptare është gatimi i byrekut me një lek brenda. Kujt i bie leku është personi që do ketë më shumë fat në vitin që vjen.

Ëmbësira karakteristike, bakllavaja Ëmbëlsira tipike e Vitit të Ri është pa dyshim bakllavaja dhe nuk ka as kadaif e asnjë lloj ëmbëlsire tjetër që mund t’ia marrë vendin. Bakllavaja përgatitet shumë ditë para dhe qërasen të gjithë mysafirët që vijnë në shtëpi.

Mesazhet e urimit Në datën 31 gjatë gjithë ditës, por më shumë në darkë, nuk mungojnë kurrë mesazhet e urimit. Madje, më para ishin aq të përhapur, saqë linjat telefonike bllokoheshin dhe mesazhi mund të të vinte të nesërmen.

Kush do të hyjë i pari në shtëpi në mëngjesin e 1 janarit? Është e rëndësishme që në shtëpi i pari të hyjë një fëmijë i vogël, mundësisht djalë. Po ashtu, ai që hyn i pari duhet të hyjë me këmbën e djathtë për të sjellë sa më shumë mbarësi.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit