Ramush Haradinaj: Donin të ndanin Kosovën, pjesa e mbetur do i bashkohej Shqipërisë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 31.12.2019, 00:07

Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar sërish për sulmet që i bëri pak ditë më parë homologu i tij shqiptar, Edi Rama, në prani të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, gjatë takimit të tretë të të ashtuquajturit "Samiti i Minishengenit Ballkanik".

Në një intervistë për mediat kosovare, Haradinaj theksoi se është ndodhur përballë një rreziku të madh dhe se nuk ka gjë personale me Ramën.

Ai deklaroi se dyshja Rama-Vuçiç donin ta ndanin Kosovën, ku një pjesë e saj do i bashkohej territorit të Shqipërisë, ndërsa pjesa tjetër Serbisë.

"Një lodër mashtruese", kështu e cilëson Haradinaj të ashtuquajturin "Minishengeni Ballkanik".

Ai tha:

Unë s’kam e nuk e bëj kurrgjë në baza personale. Jam ndodhur para një rreziku të madh që Kosova të ndahej në emër që gjoja ajo pjesë që mbetej të bashkohej me Shqipërinë. Unë jam detyruar të dal kundër. Interesi kombëtar, territori, sovraniteti ynë, ka qenë çështja e vendosjes së taksës, është nënshtrim, nuk mundesh t’i imponosh asgjë Serbisë, e pastaj pse me të na njohë ndonjëherë Serbia. Heqja e taksës, presionet që janë bërë, kur dilnin dhe thoshin që “duhet me u heq taksa, minishengeni është veç një formulë. “Ne nuk jemi Amerika” më thonë mua, por ky minishengeni është bërë me e fut Kosovën në atë klub. Ata nuk e kanë atë lodrën që patën qef me lujt me të. Është një lodër mashtruese edhe për Vuciçin edhe për Edi Ramën, për Kosovën është mashtruese. Po ta kisha provuar do kishte dalë keq për Kosovën. Ata nuk humbin, por edhe nuk fitojnë. Unë e kam thënë disa herë ne jemi vëllezër shqiptarë, unë nuk kam vlerësime të cfarëdo natyre për individin ç’ka thotë ai."

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit