U përfshi në përgjimet me ‘Zogun’, Iva Aliko: Po akuzohem për veprat e dikujt tjetër

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 30.12.2019, 21:35

Këngëtarja Iva Aliko u përfshi në përgjimet për shfrytëzim të prostitucionit, ku përmendej në aktivitetet që realizon Hermes Nikaj ose siç njihet ndryshe me nofkën ‘Zogu i Tironës’.

Jo vetëm Iva, por edhe moderatorja Dajana Shabani dhe një ish-banor i ‘Big Brother’ janë përfshirë në përgjime.

Shabani reagoi duke thënë se biseda për shitblerje vote me ‘Zogun’ ka qenë batutë në emisionin e tyre.

Mirëpo, Iva ka reaguar sërish në rrjetin social Instagram, konkretisht Instastory, teksa thekson se po akuzohet për veprat e dikujt tjetër që thjesht e njeh.

Mirëpo, ajo ka dy fjalë edhe për portalet dhe gazetarët

Ajo shkruan se: "Unë e kuptoj që disa pseudogazetar që kanë akses në media kryesisht online do bënin gjithçka për disa klikime më shumë. Por do ju lutesha që përpara se ta publikonit lajmin pa asnjë fakt konkret nga institucionet përkatëse, mendoni dhe përpiquni ta vendosni veten tuaj në pozitat e personit të rradhës që po hidhni baltë".

Së fundmi, thekson se me Hermesin vetëm ka ngrënë një darkë dhe e ka shoqëruar në shtëpi.

Postimi i Iva Alikos:

Ndër vite në këto ditë festive kryesisht jam përpjekur të vij tek ju me ndonjë set fotografik apo edhe emision televiziv për t’iu uruar festën e ndërrimit të viteve. Por këtë vit nuk ka ndodhur kështu. Prej 3 ditësh, disa media rozë kanë abuzuar me emrin tim duke më përfshirë në një grup ku është i përfshirë Hermes Nikaj ose siç e njihni ndryshe Zogu i Tiranës.

Nuk e mohoj se ai ka qenë miku im, por askush dhe në asnjë vend të botës nuk ka ndodhur dhe mendoj se nuk mund të ndodhi që të akuzohesh për veprat e dikujt tjetër që thjesht e njeh, aq më tepër kur personi në fjalë eshtë dhe maxhoren. Më qesharakja është se disa pseudoportale mua më kanë bërë pjesë të gjithë kësaj vetëm se kam ngrënë një darkë dhe e kam shoqëruar me makinë deri tek lagjja e tij Hermesin.

Nëse krim përbën ngrënia e darkës apo vozitja me makinë, më tregoni ligjin që ta di mos ta bëj më këtë vepër të jashtëligjshme. Unë e kuptoj që disa pseudogazetar që kanë akses në media kryesisht online do bënin gjithçka për disa klikime më shumë. Por do ju lutesha që përpara se ta publikonit lajmin pa asnjë fakt konkret nga institucionet përkatëse, mendoni dhe përpiquni ta vendosni veten tuaj në pozitat e personit të rradhës që po hidhni baltë.

Unë vërtet u mërzita sepse kam pasur një marrëdhënie tepër korrekte me gazetarët, por shpifjet e fundit më tepër më kanë shqetësuar familjarët dhe fansat e mi të cilët më kanë shkruar pafund. Gjithsesi meqënëse jemi në prag festash nuk po bëhem e keqe për disa të drejta juridike që më takojnë si qytetare me të drejta të plota të këtij vendi kundrejt shpifjeve tuaja dhe keqpërdorimit të titujve, por…sot po e lë me kaq. Ju uroj të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen gëzuar vitin e ri.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit