JOQ Albania
Home

Nxehen gjërat/ Ermal Mamaqi-Bes Kallakut: Ç’a dmth që unë s’bëkam humor?
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 30/12/2019 19:25

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një deklaratë e Bes Kallakut në lidhje me filmin e Ermal Mamaqit bëri xhiron e rrjetit dhe gjullurdinë e madhe në botën e showbizzit.

Luana Vjollca i ka bërë një pyetje Besit në emisionin e saj 'Shiko kush luan', ku aktori iu përgjigj me këto fjalë.

Besi tha:

Diferenca e vetme është që Ermali është biznesmen, ndërsa unë jam komedian. Gjithsesi, ai nuk erdhi në premierë pasi ishte jashtë vendit…

Por kaq nuk mjafton pasi ai përmendi edhe 'ballkonin' e Encës, ku më pas kjo e fundit iu përgjigj me një video duke thënë se ishte Besi ai që e kërkoi të ishte e pranishme në filmin 'Falco' për të luajtur rolin kryesor.

Mirëpo edhe Ermal Mamaqi ka reaguar në Instagram në lidhje me deklaratën e Kallakut, ku shprehet se i erdhi keq ku pa ato komente.

Më tutje, aktori i humorit thekson sukseset që filmi i tij '2 gisht mjalt' ka pasur si dhe sqaron se përse shkoi në Kanë me Elvana Gjatën.

Ai shkruan:

"Më lodhën njerëzit… Yyyy si tha ai për ty, që bën biznes dhe nuk bën humor. Ju kshu e ju ashtu. Si e tha atë për Encën e…. E kshu gjërash… E vërteta është se edhe mua më erdhi keq kur pashë ato komente tek emisioni i Luanës për punën time . Ça dmth që bëj biznes? Ça është biznesi? Gjë e keqe? Apo mos ndoshta 2Gisht mjaltë është biznes dhe nuk ka humor? E kush jam unë të gjykoj punën e tjetrit dhe ta krahasoj me timen… Ajo që mund tju them është diçka që ju e dini dhe mund të vërtetohet në raportet internacionale për BoxOffice. 2 GISHT Mjalt deri tani ka shitur 350.000 bileta në kinematë nga Shqipëria deri në Amerikë. Dhe sa për sqarim në Kanë shkova me filmin dhe bashkë me Elvanën ashtu sic shkojnë 2 milion Kineastë nga e gjithë bota që sjellin filmat e tyre në Panairin më të madh që bëhet për shitjen dhe promovimin e filmave".

Çfarë po ndodh me djemtë? Çdo gjë mbetet për tu parë në vijim...