‘Kabineti qeveritar i pashkollë’, eksperti tregon ç’do ndodhë me ekonominë gjatë 2020-ës

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 30.12.2019, 18:51

Eksperti i ekonomisë, Enriko Ceko ka folur në lidhje me situatën në vend duke theksuar se në vitin 2020 nuk do të ketë një rritje ekonomie vendi ynë.

Sipas tij, 6-mujorin e dytë do të kemi rritje ekonomike, por jo e mjaftueshme.

Për 'Fax News', ai iu hakërrye kabinetit qeveritar, të cilën e konsideroi si më të pashkolluarin që ka pasur ndonjëherë Shqipëria.

"Ka një piramidë hierarkie, menaxhimi i nivelit të lartë, të nivelit të mesëm dhe të nivelit të ulët. Në Shqipëri të gjithë bëjnë sikur i dinë të gjitha. Kemi një administratë publike që është një kosto shumë e madhe për buxhetin e shtetit", tha ai.

Ceko tha:

Unë mendoj që rritja ekonomike do të jetë 2.1, 2.2%. Ne nuk kemi produkt apo shërbim gjithë-vjetor. Nuk e kemi këtë mundësi. Duke patur një ekonomi që 6-mujorin e parë është e stopuar dhe ka vetëm kosto për shkak të tërmetit, nuk mund të themi se do të kemi rritje ekonomike. 6-mujorin e dytë do të kemi rritje ekonomike, por jo të mjaftueshme. Duhet të jemi me këmbë në tokë. Duke mashtruar veten tonë, ne mashtrojmë edhe të tjerët. Ky kabinet qeveritar është kabineti më i pashkolli që ka pasur ndonjëherë Shqipëria. Ka një piramidë hierarkie, menaxhimi i nivelit të lartë, të nivelit të mesëm dhe të nivelit të ulët. Në Shqipëri të gjithë bëjnë sikur i dinë të gjitha. Kemi një administratë publike që është një kosto shumë e madhe për buxhetin e shtetit.

Në lidhje me PPP, ai u shpreh se duhen hequr patjetër, pasi mënyra e aplikimit në Shqipëri, duket si interes i atyre që janë futur në lojë.

Ai tha:

PPP është i mirë në parim, në teori dhe ka shumë vende që e kanë aplikuar më shumë sukses këtë veprimtari ekonomike në interes të qytetarëve. Nga mënyra si është aplikuar në Shqipëri, duket si interes i atyre që janë futur në lojë. Kemi çështjen e prokurimeve publike që në 6 vitet e fundit kanë ardhur në rënie. Duhet patjetër të heqim dorë nga koncesionet dhe PPP.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit