“Zemra na bëhej mal nga dashuria që na jepte”/ Fjalë shpirti për Aurelën, vajza që u përkujdes për fëmijët pas tërmetit

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 30.12.2019, 18:56

Përveç dhimbjes dhe lotëve pafund që shkaktoi pasi mori 51 jetë të pafajshme, tërmeti i 26 nëntorit tregoi edhe solidaritetin dhe zemrën e madhe të shqiptarëve, të cilët në këto ditë mjaft të vështira për popullin tonë, i qëndruan njëri-tjetrin pranë, duke ndihmuar me sa kishin mundësi.

Në redaksinë e JOQ Albania ka mbërritur një mesazh i veçantë, ku një banor i prekur nga tërmeti falenderon një vajzë me zemër të madhe, e cila ka qenë pranë fëmijëve të tyre.

Samueli dëshiron të falenderojë nga zemra vajzën e quajtur Aurela, e cila shkoi vullnetarisht tek një magazinë në stacionin e fundit të Tufinës në Tiranë, ku ishin strehuar disa familje të prekura nga tërmeti.

Ai shprehet se Aurela me dashurinë e saj i ka bërë të kuptojnë që ka ende njerëz me zemër të madhe në këto ditë, ku mirësia është një virtyt që gjenden tek shumë pak persona.

Samueli rrëfen se fëmijët u afeksionuan pas saj dhe sa ajo vinte tek magazina, shkonin me vrap dhe e përqafonin të gjithë. Aurela, sipas tij, kujdesej për të gjithë fëmijët, luante me ta, madje dhe i pastronte e vishte.

"Një vajzë sakrifikuese, që linte gjërat e saj dhe sakrifikonte duke ardhur tek ne", kështu e cilëson Samueli, vajzën e quajtur Aurela.

Ai ka dërguar edhe një video në redaksinë e JOQ Albania, ku Aurela kërcen me fëmijët e komunitetit rom dhe përpiqet t'u dhurojë atyre momente pozitive dhe lumturi, për të lënë pas traumën që u shkaktoi tërmeti shkatërrues.

Samueli shprehet se nuk pati mundësinë ta takonte dhe dëshiron që Aurela ta marri këtë mesazh dhe këto fjalë zemre, pasi nuk pati mundësi ta falenderonte dhe përshëndeste, pasi dy javë më parë u larguan nga magazina.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje JOQ do doja per te shprehur nje Falenderim nga zemra per kete vajze kaq te dashur te palodhshme qe ne ditet me te veshtira ka qene shume pran nesh nje vajze teper e thjesht ku me dashurin e saj na beri te kuptojm qe ka njerez me ♥ cdo dit ajo vinte luante me femijet i bente per vete madje dhe i pastrone dhe i vishte Madje sapo hynte tek magazina qe ishim strehuar si femijet dhe te rriturit shkonin me vrap e perqafonim qe te gjithe Nje vajze kaq e mire saqe dua ti them teta Aurela na mungon shume dhe pse me veshtiresit e tua vije dhe mendoje per ne shume faleminderit eshte shume pak nuk pata mundesi te te takoja sepse kam ikur 😞 Ndaj gjeta mundesin per te shprehur kto fjal nga zema ktu Ju Lutem stafi shperndaheni pak vidion dhe kete mesazh Dua qe Aurela ta marri kete mesazh nga ju sepse nuk pata mundesi ta takoj Ndersa ajo linte gjerat e veta shendetin e saj sakrifikonte dhe vinte tek ne Nje vajze sakrifikuese Kemi qene ne nje magazin te strehuar ne stacionin e fundit te tufines po ben gati dy jave qe jemi larguar Dhe ndihem keq qe teta Aurelen nuk e kemi takuar kemi ikur pa e pershendetur pa I then nje faleminderit dhe ktu gjej mundesin per ti then pervec veshtiresive te saja ajo gjente kohen per ne si e shikoni dhe ne vidio A mund ta publikoni dhe videon dhe mesazhin tim mbase ajo e shikon neperjmet jush Mbasi ndodhi termeti jemi strehuar te kjo magazina shume familje te ndryshme Dhe pse shume te tronditur teta Aurela vinte dhe zemra na behej mal nga gezimi qe na jepte dhe dashuria

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit