Blerjet për Vitin e Ri, tregtarët ankohen për shitjet e ulëta, qytetarët mjaft pesimistë: S’kemi lekë!

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 30.12.2019, 18:16

Shumë tregtarë janë ankuar për shitjet këtë vit, ku shumë qytetarë ngurrojnë të blenë pasi çmimet janë të larta në kuadër të festës së ndërrimit të viteve.

Disa prej tyre shprehen se çmimet nuk kanë ndryshuar, por kanë mbetur po njësoj.

Ndërsa tregtarët thonë se mungesa e shitjes lidhet me rritjen e varfërisë, por dhe me largimin e popullsisë, raporton abcnews.

Shumë qytetarë në rrethe theksojnë se nuk kamë mundësi për ta pasur tryezën plot, ku edhe invalidët shprehen se nuk po u japin para.

Një qytetare tha:

Nuk po na japin lekë ne invalidëve.

Ndërkohë, tregtarët thonë se nuk ka shumë lëvizje si dhe nuk ka asnjë ndryshim nga ditët e tjera.

Ndërkohë që dhe në Gjirokastër qytetarët do të kalojnë Vitin e Ri me tryeza të vakëta.

Njëri prej tyre thotë:

Më keq këtë vit, nuk blejmë dot asgjë.

Ndërsa tregtarët pohojnë se nuk ka ndryshim çmimesh, por rritje të varfërisë.

“Çmime kanë qenë njësoj nuk kanë ndryshuar”, shprehen ata.

Edhe në Prrenjas banorët do të shpenzojnë pak para për festë. Përjashtim bëjnë vetëm emigrantët që janë kthyer në Shqipëri.

Të gjitha këto përshtypje të një pjesë të banorëve dhe tregtarëve të disa rretheve kryesore tregojnë se këtë fundvit qytetarët janë më të varfër se më parë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit