Sociologu Ergys Mërtiri ka komentuar së fundmi çështjen e Teatrit Kombëtar, që prej muajsh vazhdon dhe mbetet një ndër më pikantet në vend.
Përplasjet e Veliajt me artistët si dhe protestat e shumta të realizuara kundër shembjes së godinës kanë qenë pjesë e aktualitetit në kryeqytet.
Së fundmi, sociologu ka shkruar në lidhje me këtë çështje, ku nuk ndalet nga akuzat për Erion Veliajn dhe shefin e tij, kryeministrin Rama.
Mërtiri thekson se Veliaj është i detyruar te zbatojë urdhrat e Ramës dhe herë pas here i duhet të flasë gjepura për hir të punës.
Më tutje, ai thekson se Veliaj është një viktimë e pasioneve sadiste të Edi Ramës dhe i servilizmit të tij ambicioz.
'Ne fakt, Erion Veliaj eshte thjesht nje hyzmeqar i kryeministrit dhe i detyruar te zbatoje urdherat, detyrohet te flase gjepura, duke u bere qesharak. Ai eshte vetem nje viktime e pasioneve sadiste te Edi Rames dhe i servilizmit te vet ambicioz, aq sa pranon te fuse duart per te rregulluar punet e pista te shefit te vet. Eshte nje qenie per tu meshiruar', shkruan Mërtiri.
Shkrimi i Ergys Mërtirit:
Ne fillim tha se teatri rrezikon te shembet e te zere brenda aktoret. Perdori per kete edhe vleresimin teknik te institutit te ndertimit, i cili e ngriti kete si alarm, per te justifikuar vepren kriminale te shkaterrimit te nje monumenti kulturor, ne kembim te ndertimit te 6 kullave. Sot, thote se teatri eshte nje mullar kashte dhe prandaj nuk e shembi dot termeti!
Ky “mullari” i kashtes eshte vleresuar nga institucioni me i rendesishem europian i trashegimise kulturore “Europa Nostra” si nje nder 14 objektet e trashegimise europiane qe rrezikon te shembet, jo nga termeti, por nga qeveria. Jane 4 nobeliste dhe qindra artiste me fame nderkombetare qe kane dale ne mbrojtje te tij, ndonese mediat, te kapura prej qeverise, nuk i transmetojne lajme te tilla.
Duhet ta kesh fytyren sholle qe te thuash brockulla si keto kaq sebes. Ne fakt, Erion Veliaj eshte thjesht nje hyzmeqar i kryeministrit dhe i detyruar te zbatoje urdherat, detyrohet te flase gjepura, duke u bere qesharak. Ai eshte vetem nje viktime e pasioneve sadiste te Edi Rames dhe i servilizmit te vet ambicioz, aq sa pranon te fuse duart per te rregulluar punet e pista te shefit te vet. Eshte nje qenie per tu meshiruar.