Ronaldo ka qenë mbrëmjen e djeshme në Dubai, në ndarjen e çmimeve, ku u shpall si lojtari më i mirë i vitit nga "Globe Soccer Awards".
Gjatë ndarjes së çmimeve, kamerat fokusuan edhe një detaj interesant te portugezi.
Sulmuesi i Juventusit mbante në gisht një unazë diamanti me vlerë prej 200 mijë paund.
Ajo që nuk u ka pëlqyer fansave është fakti se unaza duket si unazë fejesë por për vajzat dhe madje disa prej tyre kanë menduar se e ka ngatërruar me të Goerginës.
Megjithatë, Ronaldo nuk shqetësohet aspak, por bën çfarë i do qejfi dhe përdor ato aksesorë ai mendon se duket bukur...