Një aksident i rëndë ka ndodhur vetëm pak minut më parë në fshatin Koticë në MIlot.
Raportohet se një makinë ka përplasur për vdekje drejtuesin e një motocikletë. Viktima është identifikuar si Zef Ndoka, rreth 50 vjeç.
Ndoka, mësohet se jeton pranë autostradës, dhe teksa ishte duke ecur me motor i ka prerë rrugën një makine në ecje.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit me pasoja të rënda.