Maqedoni e Veriut, gratë kërkojnë fuqizimin e rolit të tyre në politikë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 30.12.2019, 12:37

Para organizimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që pritet të mbahen në pranverën e vitit të ardhshëm në Maqedoninë e Veriut, partitë politike kanë intensifikuar më shumë zhvillime që në fokus kanë rolin e grave në proceset politike.

Por, aktivistet për të drejtat e grave thonë se politikanët meshkuj këtë e bëjnë sa për “sy e faqe” për të plotësuar normat ligjore, por realisht ata janë larg demonstrimit të vullnetit për të ndarë pushtetin me gratë dhe aq më pak të vendosin që pozitat udhëheqëse t’i lënë në duart e grave.

Gratë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut për dallim nga viti 1991 në përbërjen e parë parlamentare kur ishin të përfaqësuar me tre ulëse tani janë të përfaqësuara me 48 ulëse kundrejt 120 sa ka gjithsej institucioni ligjvënës, duke përmbushur kështu kuotën ligjore prej 40 për qind.

Pjesë e ndryshimeve të Kodit Zgjedhor që janë në procedurë parlamentare është dhe propozimi për barazi gjinore që parasheh balansin gjinor prej 50 për qind.

“Përfaqësimi i grave me 50 për qind do të kontribuojë në demokratizimin e Kuvendit, do të kontribuojë në cilësinë e debatit dhe shumë çështje të tjera”, ka theksuar deputetja Liljana Popovcka.

Mirjana Najcevska, ish-kryetare e Komitetit të Helsinkit, për Radion Evropa e Lirë thotë se balansi gjinor veçanërisht në institucionin ligjvënës është më se i rëndësishëm për shkak se në këtë mënyrë zhbëhet stereotipi se shteti duhet udhëhequr nga burrat.

“Në këtë mënyrë gratë kanë mundësi të përfshihen dhe të kenë një rol të rëndësishëm si në ndërtimin ashtu dhe në formulimin e zgjidhjeve politikave që janë me interes të veçantë për gratë, por jo vetëm”, thotë Najçevska

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit