Pasi mbylli eleminatoret e Europianit, "Euro 2020" Kombëtarja shqiptare e drejtuar nga trajneri Edi Reja është pushim.
Tashmë ata do të rikthehen në fushë në muajin mars, ku do të zhvillojë një sfidë miqësore me Slloveninë, në datën 30 të këtij muaji.
Ka qenë vetë Federata Shqiptare e Futbollit që përmes një njoftimi zyrtar, ka zyrtarizuar këtë ndeshje testuese për përfaqësuesen tonë.
Kjo sfidë do të zhvillohet në fushë neutrale, në Itali, në stadimin e Udines “Dacia Arena”, në orën 20:45.