Aktori Budina shpërthen ndaj politikës: Do të dridheni kur të zhvisheni nga pushteti

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 30.12.2019, 11:56

Aktori dhe regjisori i njohur Edmond Budina i është bashkuar protestës së artistëve para Bashkisë së Tiranës. Ata kërkojnë informacion për tenderin e projektit për Teatrin Kombëtar.

Duke folur për News24, aktori Budina tha se nuk do të tërhiqen, deri sa përgjegjësit të dalin para drejtësisë.

Ai ju përcolli dhe një mesazh të fortë politikanëve, teksa tha se sot janë të pushtetshëm, ndaj janë kaq të fuqishëm, por nesër kur të ndërrojnë raportet, do të dridhen.

I pyetur se çfarë do të ndodhë, nëse ata do ta marrin informacionin që kërkojnë, Budina tha se nuk e pranojmë projektin. Po të dalë informacioni, do të kuptohet qartë korrupsioni, ndaj nuk e japin. Ai shtoi se projekti a korrupsion, nuk ka pasur garë, ka qenë i paravendosur.

Budina u shpreh:

Ne po presim të marrim informacionin. Është shumë e çuditshme që bashkia sjell policë, pasi ne nuk do të futeshim brenda, nuk është protestë. Ne thjesht duam t’i themi se meritojmë një përgjigje për gjithë këtë që kemi bërë në dy vite. Fakti që ata kanë frikë na krijojnë dyshime se kemi të bëjmë me një aferë të madhe korruptive. Ne duam të dimë cili është fituesi i tenderit, ku shkuan 500 milionë lekë. Ne nuk jemi më vetëm, jemi me juristë, profesionistë, aktivistë, njerëz që na ndjekin. Ka një gjë që nuk e kanë kuptuar ata politikanët, ata që vijnë nga teatri janë mësuar të luftojnë natë ditë në skenë. Ne nuk do ta lëmë këtu, do t’i shkojmë deri në fund. Ne po përpiqemi ta mbajmë në këmbë teatrin për ta lënë atë si një kështjellë të fjalës së lirë. Nuk do vijë kurrë nga partitë demokracia, partitë janë disa mjete teknike, që çojnë përpara dëshirën e njerëzve. Nëse nuk ka reagim qytetar, çdo lloj partie do rrëshqasë në korrupsion. Asgjë e investuar nga ne këto dy vite nuk do të shkojë dëm. Këta njerëz e meritojnë një sukses, ne do ta çojmë deri në fund, do ta marrim informacionin tonë. Të jeni të bindur, që ne do të zbulojmë çfarë fshihet pas këtij terri. Ata ecin me idenë se jemi një grup i vogël, por ne kemi lënë gjurmë kudo. Sot këta janë kaq të fuqishëm, por nesër kur të ndërrojnë raportet, do të kuptoni si këta njerëz do të dridhen, se do jenë pa pushtet. Atëherë do ta shohim sa të fuqishëm janë, kur të jenë të zhveshur, se kryetari i bashkisë nuk ka as votat. Kur të zhvishen nga pushteti, ata do të japin llogari para drejtësisë”

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit