Sot rreth orës 10:00 një kamion është përfshirë nga flakët më magjistralen Prishtinë-Pejë, më saktë afër Aeroportit të Prishtinës.
Nga pamjet që vijnë nga vendi i ngjarjes shihet se kamioni është djegur tërësisht në pjesën e pasme, raporton JOQ Kosova.
Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur që ta fikun zjarrin, dhe fatmirësisht nuk raportohet për ndonjë person të lënduar nga ky incident.
Vlen të theksohet se ky kamion bartte shtylla betoni dhe zjarri ka kapluar pjesën e pasme, për arsye ende të panjohura.
Disa dëshmitarë kanë thënë se shoferi nuk kishte qenë vigjilent, pasi tymi kishte nisur disa kilometra më herët.