Pesë punonjës në komunën e Tetovës janë arestuar sot, kurse disa ende janë në kërkim, gjatë një aksioni policor, lidhur me keqpërdorimet e bëra për privatizime.
Aksioni është realizuar me urdhër të Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion, kurse në kërkim është edhe anëtari i Këshillit gjyqësor, Zoran Teofilovski.
“Është e saktë se gjatë ditës së sotme janë arrestuar pesë persona nga komuna e Tetovës, kurse një person policia ende nuk mundet ta gjejë. Bëhet fjalë për legalizim dhe privatizim antiligjor të një toke atraktive”, ka deklaruar për sdk.mk, e para e Prokurorisë për krim të organizuar, Vilma Ruskovska.
Përveç pesë personave të arrestuar, dhe anëtarit të Këshillit gjyqësor, kërkohen edhe 4 persona tjerë.