Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm tek mbikalimi Rinasit. Mësohet se dy automjete janë përplasur "kokë më kokë" me njëra-tjetrën.
Të përfshira në aksident janë një makinë tip ‘Smart’ dhe një furgon. Deri më tani nuk raportohet për viktima apo persona të lënduar rëndë.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të mësuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit ndërsa pritet më tepër informacion sa i përket rastit në fjalë.