Sistemi VAR vazhdon të shkaktojë polemika. Sot, tekonologjia është bërë në protagoniste në ndeshjen Liverpool-Wolves.
Kur ndeshja ishte 1-0 për të kuqtë, Wolvesi në sekondat shtesë të pjesës së parë.
Lojtarët kanë festuar si të çmendur, por pak më pas arbitri ka sinjalizuar se goli po rishikohet nga VAR.
Pas rreth dy minutave, VAR ka vendosur ta anulojë për pozicion jashtë loje, një vendim që ka acaruar së tepërmi tifozët si brenda ashtu edhe jashtë stadiumit.
Sulmet ndaj VAR janë duke u shkruar në çdo sekondë në Twitter, madje edhe komentatorëve të ndeshjes nuk i ka pëlqyer aspak kjo mënyrë e të gjykuarit.
"Hiqeni VAR, po shkatërron futbollin", janë komentet që kanë pushtuar rrjetin.
Ja pamjet e golit të anuluar: