‘Minishengeni Ballkanik’, politikani e thotë troç: Deklaratat e Ramës, mjaft irrituese

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 29.12.2019, 21:47

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka folur në lidhje me 'Minishengenin Ballkanik', një çështje që po zien në këto momente.

Ai shprehet se është kundër nismës apo këtij projekti si dhe theksoi se është një skandal dhe padrejtësi për të gjithë Ballkanin.

Sela thekson se Albin Kurti duhet të bëhet kryeministër i Kosovës sa më shpejtë në mënyrë që Kosova t’u përgjigjet këtyre nismave institucionalisht.

Në lidhje me Ramën, ai ka dy fjalë.

Kreu i Aleancës për Shqiptarët ka deklaruar se fjalët e 'kryeministrit të Shqipërisë kanë bërë që shqiptarët të flasin me vetën dhe të ndjehen të irrituar, me të drejtë'.

Mesa duket, edhe Selën e ka irrituar kjo gjë.

Fjala e tij:

Skandal për faktorin politik shqiptar, pa marrë parasysh se ku jeton. Unë nuk them se duhet të bashkohemi fizikisht faktorët politikë kudo që janë, por me qëndrime dhe në platformë dhe në ide të jemi të bashkuar. Ndjehem i zhgënjyer besoj si çdo shqiptarë që jeton në këtë botë, nuk po e ndaj në këto tre vende, pesë vende apo në të gjithë botën, sepse deklaratat e kryeministrit të Shqipërisë kanë bërë që shqiptarët të flasin me vetën dhe të ndjehen të irrituar, me të drejtë. Ne si Aleanca për Shqiptarët çdo nismë rajonale, duke pasur parasysh që Kosova vazhdon që të mos pranohet si shtet i pavarur dhe përballet me një luftë të egër diplomatike, me tërheqje të njohjeve të pavarësisë që ka arritur deri tani, duke pasur parasysh që akoma nuk është anëtare fuqiplotë në Kombet e Bashkuara, mendoj që çdo nismë rajonale që do të nis të shkojë përmes Prishtinës sot, dhe as përmes Tiranës, as përmes Shkupit dhe as përmes çfarëdo kryeqyteti në rajon.

Më tutje, ai përmend edhe ngërçet që ka kaluar vendi.

Sela tha:

Sapo kemi dalë nga një proces ngërçi, bëmë ndryshimet kushtetuese, u arrit marrëveshja me Greqinë, në lidhje me emrin, kemi pasur edhe plot probleme të tjera për t’i shtruar në tavolinë, dhe ne si Aleancë për shqiptarët edhe i shtruam, por ideja që çdo herë përflitej dhe flitej ishte largimi i influencës ruse nga Ballkani sa më shpejtë të jetë e mundur, dhe në drejtim të kësaj, faktori politik shqiptar bëri kompromis edhe me vetën e tyre dhe la shumë nga vetja e tyre në mënyrë që të arrihet ky qëllim. Mendoj që politikanët kosovarë të dalë si rezultat i zgjedhjeve të fundit parlamentare atje, më të rëndësishme se çdo gjë e kanë të ndërtojnë institucionet e shtetit të dala nga zgjedhjet e lira dhe demokratike të tetorit dhe jo teket e tyre personale për të marrë ndonjë pozicion më të mirë ministri ose presidenti. Albin Kurti sa më shpejtë duhet të bëhet kryeministër i Kosovës në mënyrë që Kosova t’u përgjigjet këtyre nismave institucionalisht nga kryeministra dhe ministra të cilët janë rezultat i vullnetit të shprehur me votë ditën e zgjedhjeve’, ka thënë Sela.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit