Manchester City është rikthyer sot te fitorja në Premier League, teksa ka mposhtur 2-0 Sheffield United në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 20-të në Premier Ligë.
Golat e fitores erdhën të dy në pjesën e dytë, teksa ishte Kun Aguero dhe Kevin De bryne autorët e këtij triumfi për ekipin e Pep Guardiolës.
Me këtë fitore City e mbyll me sukses vitin 2019, por mbetet në vendin e tretë në klasifikim me 41 pikë, ndërsa Shefieldi renditet në vendin e 8 me 29 pikë.