I përfshirë në rrjetin e drogës, xhaxhai i ‘Ben Qimes’ del nga burgu

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 29.12.2019, 20:17

Arrestimi i Ahmet Isufajt bëri shumë bujë disa kohë më parë. Kujtojmë këtu se ai është xhaxhai i Arben Isufaj, i cili njihet me emrin ‘’Ben Qimja’’.

Ky i fundit ka një të shkuar të errët kriminale, por tani në qytetin e Fierit njihet si biznesmen. Xhaxhai i tij, Ahmet Isufaj kërkohej nga drejtësia kosovare, për trafik droge dhe pjesëmarrje në grup kriminal.

Por ky i fundit është liruar. Sipas ‘reporter.al’ vendimi për zbutjen e masës së sigurisë nga “Arrest në burg” 40 ditor në “Arrest shtëpie” është marrë dy ditë më parë nga gjykata e Apelit Vlorë.

Këtë vendim e kanë dhënë gjyqtarët Petrit Aliaj, Klodiana Gjyzari dhe Hysen Saliko. Po ashtu mësohet se shkak për të marrë këtë vendim janë bërë disa raporte mjekësore.

Thuhet se gjendja e xhaxhait të ‘Ben Qimes’ nuk ka qenë e mirë dhe ndaj kanë vendosur ta lënë në arrest shtëpie edhe pse ai kërkohet për një sërë veprash penale në Kosovë. Ky vendim është cilësuar si një skandal i drejtësisë shqiptare.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit