Disa detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me grabitjen e argjendarisë në qytetin e Korçës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit, ku disa persona kanë kryer një supergrabitje duke vjedhur bizhuteri me vlerë 10 milionë lekë si dhe 700 mijë lekë në kasë.
Ky akt alarmoi qytetarët dhe ngriti në këmbë autoritetet policore.
'BalkanWeb' raporton se se grabitësit pasi kanë sharruar qepenin kanë thyer bravën e derës, ndërsa prej andej kanë marrë bizhuteritë dhe para të thata.
Policia ka shoqëruar disa persona me precedentë penale në fushën e vjedhjeve ,por deri tani nuk ka zbuluar identitetin e autorëve.
Ngjarja e rëndë ka shokuar vendin, ku ende nuk janë zbuluar autorët.