Siç dihet, Bayerni i Mynihut ka shumë tifozë edhe në Shqipëri, kryesisht në Shkodër. Ashtu si zakonisht në ç'do fundvit, ekipi gjerman falenderon në ç'do gjuhë të botës.
Natyrisht, klubi gjigant, nuk mund të harrojë të falënderojë të gjithë tifozët shqiptarë.
Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, Bayern shkruan: "Faleminderit për mbështetjen tuaj në vitin 2019.”, një shkrim të cilin e shoqëron edhe me “emojin” e shqiponjës.
Gjithashtu edhe në foton e postuar bashkëngjitur postimit, shihet goleadori i bavarezëve Levandovski me sfondin e flamurit shqiptar.