Shumë lajme qarkulluan në lidhje me një përgjim të moderatores Dajana Shabani dhe Hermes Nikajt, ose siç quhet ndryshe 'Zogu i Tironës', në lidhje me shit-blerje votash.
Madje, herë pas here emri Dajanës është lakuar në lidhje me arrestimin e Nikajt për shfrytëzim prostitucioni.
Së fundmi, prezantuesja nuk ka heshtur por ka reaguar në lidhje me ngjarjen.
Ajo shkruan se ka qenë një batutë mes të dyve në lidhje me shit-blerjen e votës në emision si dhe mohon të ketë lidhje me Nikajn në përgjim.
Më tutje, Dajana thekson se portalet kanë një tendencë dashakeqëse ndaj saj pas arrestimit të 'Zogut'.
Reagimi i moderatores:
Përshëndetje të dashur miq, po u marr vetëm pak minuta për të bërë një sqarim të vogël nëpërmejt Instagramit. E para ka një tendencë dashakeqëse nga portalet që pas arrestimit të kolegut tim për të më lakuar dhe emrin tim. Unë nuk mund të mbaj përgjegjësi personale dhe private të një kolegu. Më pas po përmendem për shit-blerje të votës. Kjo është një batutë e bërë live në emisionin tonë, mes miqsh. Pra ju lutem në rastin kur përmnendi emrin tim, mos bëni tituj të cilat nuk kanë të bëjnë fare me përfshirjen time në shumë çështje. Ju uroj gëzuar festat sdhe faleminderit që më ndoqët, siç do thoshte një miss: Paqe në botë.
Mirëpo, çfarë u publikua në media ditën e djeshme për bisedat Nikaj-Shabani?
U tha se Nikaj shiti votën për vetëm 20 mijë lekë të vjetra, ku ka diskutuar për këtë gjë me Dajanën.
Më poshtë, kujtojmë pjesën e përgjimeve që bëri xhiron në media
Përgjimet:
Dajana: Zogu votove ti motra?|
Zogu: Jo Akoma.
Dajana: Shko të lutem se më duhet shenja jote, ta çoj me foto, të kam motra zemër.
Zogu: Po mi.
Dajana: Se është orari që e fiks hajt, të japi motra njëzet mijë lekësh, shko.
Zogu :O sa mirë, kur tani ja për gjysëm ore.
Dajana: Ik motra se në orën shtatë mbyllën qendrat e votimit.
Zogu: Bëje gati njëzet mijë lekshin.
Dajana: Ta bën motra, ta bën motra, por merr edhe ndonjë këto grupin e gatshëm, votojnë këto?
Zogu: Ku di unë, ç’i du këto po votoj për vete, ta çoj më aplikacion po hec..
Dajana: Mirë. Po mere merre i çik motra një shoqe. Thuaji, merr dikë mamin vetë i dytë.
Zogu: Po po, bëje gati njëzetëshen.
Dajana: Mirë ta bën motra, ma ço më ashtu se mos rrej Zogu, se del aty për atë Allah.
Zogu: Për çfarë?
Dajana: Del kur nuk e ke votu.
Zogu: Qyqja unë thashë ta çoj me kështu gishtin moj…