Partitë shqiptare pa koment, për kushtetutshmërinë e kandidatit për ministër të Punëve të Brendshme

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 29.12.2019, 16:22

Partitë politike shqiptare nuk kanë pasur koment për kushtetutshmërinë e zgjedhjes së një personi të ushtrisë në krye të ministrisë së Brendshme. Për BDI-në, aspektin juridik të zgjedhjes e vlerësojnë institucionet.

“BDI vlereson që aspektet procedurale duhet të adresohen nga institucionet kompetente, jo nga partitë, dhe vlerësimini i institucioneve përkatëse duhet të merret parasysh, ndërsa respektojmë parimin që partite politike kanë autonominë dhe përgjegjësinë e nominimit të kandidatëve për poste të ndryshme.”

Për Lëvizjen Besa, e rëndësishme është që qeveria teknike të organizojë zgjedhje të drejta dhe demokratike, si arsye për të cilën edhe formohet.

“Ne, qeverinë teknike e cila pritet të formohet, e shohëm si një qeveri e cila do të mundësonte mbajtjen e zgjedhjeve, në mënyrë fer dhe demoktarike me standarde Europiane. Sa i përket kuadrove të propozuara, Lëvizja BESA nuk i sheh si zgjidhje të problemëve që ka patur qeveria në shumë sfera. E rëndësishme është që kjo qeveri të organizoi zgjedhje të lira, fer, demokratike dhe te pa kontestuara.”

Nga Aleanca për Shqiptarët thonë se në krye të dikasterit të Brendshëm do të duhet të zgjedhej person nga sektori civil.

“Vlerësojmë se emrat të cilët janë propozuar janë vlerësime të vetë subjekteve. Sa i përket ministrit të Punëve të Brednshme i cili është pak më i përfolur ne mendojmë se do të ishte shumë më mirë të jetë një figurë i ardhur nga sektori civil duke vlerësuar se është një sektor i ndijshëm dhe është më i afërt me qytetarët se sa me organe të caktuara të sigurisë. Mendojmë se qeveria teknike duhet ta ruaj rolin e saj në bazë të ligji që e parasheh marrëveshja e Përzhinës, të përgatisë vendin për zgjedhje.”

Qeveria teknike duhet të marrë mandatin më 3 janar dhe të organizojë zgjedhjet e parakohshme të 12 prillit.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit