Hajdutja e xhepave: Fitoj deri në 250 mijë paund në vit duke vjedhur blerësit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 29.12.2019, 15:23

Një femër, e cila thotë se është e detyruar të vjedhë xhepat e blerësve në qendra të ndryshme tregtare, shprehet se brenda një viti arrin të fitojë rreth 250 mijë paund, përmes “profesionit” të saj. 23-vjeçarja, e cila është me origjinë nga Bullgaria dhe nuk ka preferuar të bëjë publik emrin, tregon se është detyruar të bëjë këtë punë pasi prindërit e saj e shitën në moshën 14 vjeçare, kundrejt 67 mijë paundëve.

Kështu, siç tregon vajza, pasi morën paratë, prindërit e detyruan të martohej me një person që ajo nuk e njihte e as nuk e donte. E reja bën me dije se përmes punës, e cila konsiston në vjedhjen e çantave apo xhepave të njerëzve, kur ata nuk e kanë mendjen, kur janë të shpërqëndruar në qendrat tregtare, fiton rreth 900 paund në ditë.

Money

Megjithatë, këto para të fituara nuk shkojnë të gjitha në xhepin e 23-vjeçares, pasi ajo është e detyruar të dërgojë të holla në vendlindje, aty ku jetojnë fëmijët e saj, në një fshat pranë me kryeqytetin bullgar, Sofie.

Ajo tregon se fëmijët i mbajnë të afërmit e të shoqit dhe se paratë e saj menaxhohen nga burri. E reja bën me dije se ka frikë që në rast se nuk vepron siç e mëson i shoqi, nuk do të shikojë më kurrë të vegjlit e saj.

Për ta mbajtur nën kontroll, “tutorët” e telefonojnë orë pas ore, në mënyrë që të dinë shumën që ajo mbledh dhe t'ia dorzojë dikujt. Vajza shprehet se ka edhe persona të tjerë që punojnë prej orës 8 të mëngjesit e deri në mbrëmjen, rreth orës 9, para se të mbyllen qendrat tregtare, për të fituar sa më shumë para.

Wallet in pocket

Nuk është shumë e qartë se ku shkojnë gjithë paratë që hajdutët e xhepave vjedhin. 23-vjeçarja në fjalë jeton në një shtëpi të marrë me qira bashkë me të shoqin dhe banesën e ndajnë edhe me 8 persona të tjerë. Edhe pse e kalon gjithë ditën duke vjedhur, bullgarja shprehet se nuk është një person me zemër të keqe.

Duke qarë ajo thotë:

Dua që njerëzit të cilëve unë iu vjedh paratë, ta dinë se nuk jam një njeri i keq. Nuk dua ta bëj këtë gjë. Dua të shkëputen nga kjo punë, por e kam të pamundur. Dua shumë që vajza të tjera që bëjnë punë të ngjashme me mua, pra që janë të komunitetit tim, ta lexojnë historinë time dhe të heqin dorë sa kanë ende mundësi, pa bërë fëmijë”.

Crowd of shoppers

***

Burim: Unilad |Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit