Vonesat e shumta në transportimin e pasagjerëve, pezullohet licenca e kompanisë ajrore “Fly Ernest”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 29.12.2019, 15:19

Aviacioni Civil në Itali ka vendosur pezullimin e lincecës për kompaninë ajrore "Fly Ernest".

Shkak për këtë vendim janë bërë vonesat e kësaj kompanie ajrore në itinerarin Shqipëri-Itali.

Në njoftimin e publikuar nga "Avion News", bëhet e ditur se pezullimi do të hyjë në fuqi në datën 13 janar.

Kjo masë u miratua nga ENAC, e mbështetur në dispozitat e Rregullores që përmban rregulla të përbashkëta për ofrimin e shërbimeve ajrore në Europë.

Kujtojmë këtu se në redaksinë e JOQ Albania kanë mbërritur shumë mesazhe nga qytetarë të ndryshëm që denonconin vonesat e shkaktuara nga kjo kompani ajrore.

Njoftimi i plotë:

Autoriteti Kombëtar i Aviacionit Civil informon se ka urdhëruar pezullimin e licencës së operimit për transportin e udhëtarëve dhe mallrave për kompaninë ajrore Ernest S.p.A. Ky pezullim do të hyjë në fuqi nga 13 janari 2020 me qëllimin e vetëm që të lejojë kompaninë ajrore që pasagjerët që tashmë posedojnë një dokument udhëtimi të udhëtojnë, ndërkohë që duhet të sigurojë informacionin e nevojshëm për përdoruesit për çdo fluturim të anuluar. Prandaj, transportuesi nuk do të jetë më në gjendje të lëshojë biletat e udhëtimit. Leja, megjithatë, mbetet në fuqi deri më 13 janar 2020, gjithashtu duke marrë parasysh pushimet e tanishme, si dhe Vitin e Ri. Masa u miratua nga ENAC në bazë të dispozitave të Rregullores (KE) nr. 1008 të vitit 2008, që përmban rregulla të përbashkëta për ofrimin e shërbimeve ajrore në Komunitetin Evropian. Sidoqoftë, nëse transportuesi siguron elementet e garancisë të kërkuara nga rregullat e komunitetit dhe këto elemente vlerësohen në mënyrë të favorshme nga Organi, masa e pezullimit mund të revokohet. ENAC do të vazhdojë të monitorojë kompaninë ajrore në mënyrë që të verifikojë miratimin e të gjitha nismave të mundshme për të mbrojtur respektimin e të drejtave të pasagjerëve.”

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit