Sikur të mos u mjaftonte varfëria dhe sëmundjet, familja Lika në fshatin Lavdar të Korçës ka mbetur pa shtëpi prej 6 muajsh.
Banesa e çiftit të të moshuarve, që s'kanë krah pune dhe përkrahje, u dëmtua që në tërmetin e 1 qershorit.
Ndonëse qeveria premtoi se çdo banesë e dëmtuar nga tërmeti në Korçë do të riparohej, askush nuk vuri dorë në shtëpinë e familjes Lika.
Ishte tërmeti i 26 nëntorit ai që i dha goditjen finale shtëpisë së tyre, e cila u bë e pabanueshme.
Kryeplaku i fshatit e strehoi çiftin e të moshuarve dhe djalin e tyre të sëmurë në një banesë tjetër në fshat, pronarët e të cilës jetojnë jashtë shtetit.
Por kjo familje, e cila jeton vetëm me të ardhurat e pensionit dhe pa asnjë përkrahje për sëmundjet dhe pamundësitë e tyre për të lëvizur dhe madje për të parë, e ka mjaft të vështirë të jetojë edhe aty.
Aq e rëndë është situata në këtë familje, saqë ata mezi arrijnë të përshkruajnë gjendjen e tyre.
Kryefamiljari Pëllumb Lika, i cili gjendet në shtrat shprehet për "A2":
Edhe pse jeta i përballi padrejtësisht me këto vuajtje, familjarët detyrohen të durojnë edhe sorollatjet që i bëjnë nëpër zyra për të siguruar najë përkrahje.
Xhenani, bashkëshortja e Pëllumbit tregon se ka 8 muaj që i ka bërë dokumentet për KEMP, por deri më tani s'kanë marrë asnjë përgjigje.
Ajo thotë:
Kryeplaku i fshatit e pranon që familja Lika ështëlënë në harresë, ndërsa thekson se atyre nuk u sollën as batanije dhe kuverta kur ra tërmeti.
Ai tha:
E braktisur nga të gjithë, zonja Xhenan pranon fatin e saj të trishtë.
E moshuara shtoi: