Haxhi Hoti, anëtar i Nismës dhe kandidat për deputet në zgjedhjet e fundit që u mbajtën në Kosovë ka kërcënuar seriozisht, kryetarin e VV-së, Albin Kurtin.
Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka shkruajtur se Kurti ose duhet ta lëshojë Kosovën, ose të vritet.
Sipas tij, Kurti nuk është interes i Kosovës që të jetë kryeministër, raporton JOQ Kosova.
“John F. Kennedy Ishte interes i popullit amerikanë që të jetë President, por nuk ishte interes i shtetit amerikanë që të jetë President. Albin Kurti është interes i popullit të Kosovës ndoshta, po nuk është interes i shtetit të Kosovës të jetë kryeministër. Albin Kurti ika 2 rrugë: ose ta lshoj Kosovën ose të vritet”, ka shkruar ai.
Ndërkohë, të shumta kanë qenë reagimet ndaj këtij kërcënimi, madje edhe nga partia e Hotit. Të gjithë e kanë cilësuar si skandaloze.
Ndryshe, Policia dhe Prokuroria kanë nisur hetimet dhe është raportuar mbrëmë që shtëpia e Hotit është bastisur.