Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa në viset më të larta në veriperëndim, perëndim dhe jugperëndim të vendit. Në pjesët e tjera rrugët janë vende-vende të lagështa.
Lidhja Auto Moto e Maqedonisë informon se reshje të borës me intensitet mesatar vërehen në Mavrovë, ku vende-vende ka mbetje të borës së lagësht. Reshje të borës me intensitet të dobët vërehen në grykat malore Strazhë dhe Pletvar, por nuk paraqesin pengesë për zhvillimin normal të komunikacionit.
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe reshje të borës. Do të fryjë një erë e fortë veriore me shpejtësi deri më 70 kilometra në orë. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej minus 9 deri në minus 2, ndërsa temperaturat ditore do të lëvizin prej minus dy deri më 6 gradë Celsius. Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike më shumë reshje të borës ka pasur në Kodrën e Diellit (7 centimetër) dhe Mavrovë (1 centimetër).