Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë të dielë Kosovën, ku një efektiv i policisë qëlloi për vdekje një person në komunën e Gjilanit.
Polici është identifikuar si shtetasi Vëllaznim Hamdiu, banues në Malishevë, ndërsa viktima është shtetasi Lazim S., banues në Kuqiverrca.
Mediat kosovare raportojnë se shkak i vrasjes është bërë një përplasje e lehtë midis makinës së policit me kamionin e viktimës.
Hamdiu ka dalë nga makina e tij dhe pas një konflikti verbal, qëlloi për vdekje me armën e shërbimit viktimën në kamion.
Burime ende të pakonfirmuara bëjnë me dije se polici kishte me vete 3 armë zjarri në momentin e krimit, ndërsa viktima po transportonte ushqime për kafshët me kamionin e tij.