Ministri i propozuar nga ana e VMRO-DPMNE-së, për Punë të Brendshme, në Qeverinë teknik të RMV-së, që duhet të organizojë zgjedhjet parlamentare më 3 prill është kontestuar nga shumë ekspertë dhe njohës të çështjeve politike dhe juridike, raporton JOQ.
Ministri i propozuar për Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB), Dragan Kovaçki nga ana e VMRO-DPMNE-së është ushtarak, që do të thotë se është anti Kushtetues zgjedhja e tij, për faktin se sipas Kushtetutës me mbrojtjen dhe me policinë udhëheq person civil.
Ai njihet si pjesëtar i njësitit të njohur “Ujqit” të ARM-së, ndërsa në vitin 2001 ishte pjesëtar i forcave të sigurisë të ashtuquajtur ‘branitelli’. Ai është oficer i gjeneratës së parë të oficerëve me akademinë e kryer ushtarake në Armatën e Mqedonisë dhe ishte pjesëtari i misionit të parë të ushtrisë “Liri për Irakun” që udhëhiqej nga SHBA. Gjatë kohë ishte pjesëtar i njësitit “Luanët” dhe siç shkruajnë këto portale, pjesëmarrës aktiv në mbrojtjen e shtetit në vitin 2001. Më 6 mars të këtij viti ka marrë detyrën e komandatit të brigadës së parë të këmbësorisë.
Paraprakisht ka kryer detyra të larta duke qenë në Shërbimin sekret ushtarak, nga udhëheqës sektori deri në kryeshef.