Rikthimi i Zlatan Ibrahimovic te Milani ka ngjallur shumë debat në itali, teksa opinioni sportiv është ndarë në dy pjesë.
Disa mendojnë se Ibra do shkëlqejë me Milanin, ndërsa disa thonë që epoka e tij ka përfunduar pasi ai ka 38-vjeç mbi supet e tij.
Megjithatë, gara për të bindur Ibrahimovic të rikthehej në Itali nuk ishte e lehtë. Kjo pasi për suedezin ishin disa skuadra të interesuara, një prej tyre dhe Frosinone.
Frosinone aktivizohet në Seria B dhe është një nga ekipet e cila kërkon të bëj merkato në mënyrë që të ketë shanse për tu ngjitur në Seria A.
Pas zyrtarizimit nga ana e Milanit për Ibrahimovic, klubi italian i Serisë B ka zgjedhur të bëj ironi me transferimin.
Ata shkruajnë: