Një aksident i tmerrshëm ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 7:20 në "Rrugën e Kombit", ku një autobus u përplas me një automjet.
Policia e Mirditës ka dhënë informacion zyrtar lidhur me ngjarjen, ku konfirmon vdekjen e drejtuesit të automjetit, që si pasojë e përplasjes u nda më dysh.
Sipas policisë, drejtuesi i mjetit tip "Alfa Romeo", i identifikuar si shtetasi Led Caka., ndërroi jetë pak pas përplasjes fatale.
Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur edhe 8 pasagjerë të autobusit turistik, të cilët janë dërguar në Spitalin e Mirditës dhe ndodhen nën kujdesin mjekësor.
Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë një parakalim i gabuar nga drejtuesi i mjetit "Alfa Romeo", ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Në qytet Rubik, Mirditë, janë përplasur automjeti i një agjencie turistike me drejtues K.M.,me automjetin tip “Alfa Romeo” me drejtues shtetasin L.C.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit “Alfa Romeo” shtetasi L.C si dhe kanë marrë dëmtime 8 shtetas që ndodheshin pasagjerë në mjetin me drejtues shtetasin K.M.,të cilët janë dërguar në spitalin e Mirditës dhe Kurbinit dhe ndodhen nën kujdesin mjekësor.
Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.