Një tjetër aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në rrugët shqiptare.
Mësohet se një makinë ka përplasur një biçikletë në aksin e rrugës kombëtare që lidh qytetin e Elbasanit me ish-Kombinatin Metalurgjik.
Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i biçikletës ka mbetur i plagosur rëndë nga përplasja dhe ka përfunduar jashtë rruge.
I plagosuri fillimisht u dërgua me urgjencë në kirurgjikun e Elbasanit, por më pas u nis drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për shkak se gjendja e tij shëndetësore paraqitetet kritike.
Dyshohet se shkak i aksidentit të jetë bërë ndërprerja e rrugës që drejtuesi i biçikletës i ka bërë makinës.
Policia ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Kujtojmë se mëngjesin e sotëm një aksident i tmerrshëm ndodhi në "Rrugën e Kombit", ku si pasojë përplasjes së një autobusi dhe një makine, humbi jetën drejtuesi i saj.
Përplasja ishte aq e fortë saqë automjeti u nda në dy pjesë.