Një tërmet me magnitudë 4.4 i shkallës Rihter është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Greqi.
Sipas EMSC, epiqendra e tërmetit ka qenë 6 km nga fshati Erythres dhe 38 km veri-perëndim të Athinës.
Lëkundjet e tokës kanë ndodhur rreth orës 23:39, ndërkohë vatra e tërmetit ka qenë në thellësinë 2 km.
Sipas raportimeve paraprake, nga tërmeti nuk ka dëme materiale dhe persona të lënduar.
Kujtojmë këtu se pak ditë më parë në Kretë u regjistrua një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.1 sipas shkallës Rihter, po për shkak të thellësisë së madhe nën tokë, nuk pati dëme të konsiderueshme dhe të lënduar në njerëz.
Ky tërmet i fuqishëm ndodhi një ditë pas tërmetit shkatërrues që goditi Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit.