Në garë për të përfaqësuar Kroacinë në Eurovizion, 17-vjeçari shqiptar përzgjidhet në listën e më të mirëve

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 29.12.2019, 01:02

Fakti që Kosova nuk është pranuar në Eurovizion, kjo nuk do të thotë se një kosovar s'mund të ngjitet në skenën e këtij kompeticioni ndërkombëtar muzikor.

Përveç Arilena Arës, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë, duket se edhe një shqiptar i Kosovës me shumë gjasa mund të përfaqësojë Kroacinë në festivalin europian.

Ai ka hyrë në garën e ngushtë të këngëtarëve që të marrin pjesë në festivalin kombëtar "Dora 2020".

Bëhet fjalë për talentin 17-vjeçar, Edi Abazi, i cili është pjesë e 16 artistëve më të mirë kroat që do të garojnë për të përfaqësuar vendin e tyre në Eurovizion.

Adoleshenti është rritur në Kroaci, ndërsa prejardhja e tij shqiptare lidhet me babain e tij, i cili është nga Kosova.

Në një prononcim të shkurt për 'Zëri.info', Edi ka treguar se është me prejardhje shqiptare, duke treguar se babai i tij është nga Kosova.

Në “Dora 2020”, talenti kosovar do të garojë me këngën “Coming Home”, ndërsa festivali do të mbahet më 29 shkurt në Kroaci.

Ajo që vlen për t'u theksuar është se Edi është vlerësuar nga profesionistët, si një nga emrat më premtues të muzikës në Kroaci.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit