I moshuari që sfidon të rinjtë/ Njihuni 83-vjeçarin shqiptar, kampion të Ballkanit në vrapim

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 28.12.2019, 23:45

Nexhat Xhemalçe, mund të cilësohet pa dyshim si i moshuari shqiptar që ka thyer çdo limit të moshës së tij, duke sfiduar hapur edhe brezin e ri.

E themi këtë pasi ai është shpallur kampion i Ballkanit në moshën 83-vjeçari.

Në një intervistë për "Abc News", ai rrëfeu si u shpall kampion në dy garat, në 5000 metra dhe në një gjysmë maratone, gjatë kampionatit ballkanik që u zhvillua shtatorin e vitit 2018.

83-vjeçari u shpall kampion edhe kampionatin ballkanik të këtij viti, që u zhvillua në Bukuresht të Rumanisë, ku mori pjesë në dy gara, në 5000 metra edhe në gjysmë maratonë, ku thekson se bëhej fjalë për 21 km e 97 metra.

Sporti shqiptar, i cili dikur ka qenë mësues, tregoi se kur ishte në prag të pensionit, nisi vrapin për t'i dhënë kuptim jetës së tij.

Ai tregon se ka rreth 30 vjet që merret me aktivitet sportiv, ku gjatë këtyre viteve ka marrë pjesë në një sërë aktivitetesh sportive, jo vetëm të rangut kombëtar, por edhe atij ndërkombëtar.

I moshuari që s'njeh moshë rrëfen:

“Kam gati 30 vjet që merrem me aktivitet sportiv. E kam filluar pothuajse në moshë të madhe. Kam qenë arsimtar dhe në pension kam dalë në moshën 55 vjeç. Gjatë këtyre 30 viteve kam një gamë të madhe aktivitetesh sportive, qofshin të rangut kombëtar, qofshin të rangut ndërkombëtar. Në këto disiplina gjithnjë do merren garat e thellësisë, bëhet fjalë për maratona dhe gjysmë-maratona. Vjet, në muajin shtator mora pjesë në kampionatin ballkanik që u zhvillua në Slloveni. Mora pjesa në dy gara, në 5000 metra dhe në gjysmë-maratone. Në këto dy gara dola kampion Ballkani. Sivjet mora pjesë në kampionatin ballkanik që u zhvillua në Bukuresht, në Rumani. Edhe aty mora pjesë në dy gara, dola kampion Ballkani, si në 5000 metra edhe në gjysmë-maratonë. Bëhet fjalë për 21 km e 97 metra."

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit