Një balerin i talentuar, i cilësuar si "Billy Elliot-i i ardhshëm", u gjet i varur në shtëpinë e tij.
Ngjarja tragjike ka ndodhur në qytetin Greenock të Skocisë, ku 14-vjeçari, Jack Burns i ka dhënë fund jetës së tij duke u vetëvarur.
Sipas mediave të huaja, ai u dërgua me shpejtësi në spital, por nuk mundi dot të mbijetonte.
Fillimisht policia dyshoi për vrasje, por pas hetimeve të detajuara rezultoi që adoleshenti është vetëflijuar.
14-vjeçari kishte luajtur si aktor edhe në dy serialet e njohura televizive, "Outlander" dhe "Plain Sight".
Një i afërm shkroi në "Facebook", se adoleshenti nuk i meritonte gjërat që kaloi.
Ai shkroi:
14-vjeçarit iu dha lamtumira e fundit në Kishën e Shën Marisë në Greenock, ndërkohë që ende nuk dihen arsyet që e çuan drejt kryerjes së aktit ekstrem.
Burimi: The Sun|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania