Tërmeti i 26 nëntorit, Fevziu: Shteti është gabim në çdo gjë, i mungon serioziteti

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 28.12.2019, 22:21

Gazetari i njohur, Blendi Fevziu ka rrëfyer se si e përjetoi tërmetin e fuqishëm të 26 nëntorit.

I ftuar në emisionin "Mos i fol Shoferit" në RTV Ora, Fevziu u shpreh se njeriu mund ta ndeshë rrezikun kudo, edhe në mes të rrugës dhe në mes të ditës, dhe nuk mund ta përcaktojë dot atë që mund t'i ndodhë.

Ai foli edhe për ndërtesat që u shkatërruan nga tërmeti, për të cilat çdo kush aty ka derdhur të gjithë kursimet e jetës, teksa bëri fajtorë ndërtuesit e babëzitur.

Ai u shpreh:

Nuk jam panikaxhi. E di se njeriu rrezikun mund ta ndeshë dhe mund ta përballë edhe në mes të rrugës edhe në mes të ditës dhe jo në vënde që janë të frikshme, punë sekondash mund të bësh një aksident. Mund të jesh nisur për diku në avion dhe nuk e përcakton dot rrezikun që mund të ndodhë . Njeriu atë shtëpinë e ka garanci se mendon qe do e shesi për tu kuruar, për të shkolluar fëmijët dhe papritur nga babëzia e disa ndërtuesve ato u kthyen në shuka letrash dhe aty kupton që gjithçka që t’i ke siguruar në jetë për 5, 10 vjet gjithë kursimi i jetës tënde që është derdhur në atë shtëpi, befas u mbush me plasaritje si pasojë e një babëzie."

Teksa u pyet nga moderatorja nëse duhet të dënohet dikush për këtë fatkeqësi natyrore, Fevziu theksoi se duhen dënuar disa dhe jo dikush.

Ai foli edhe për 5 hotelet që u shembën, teksa theksoi se të gjithë ishin me letra të parregullta, duke bërë fajtor shtetin për këtë gjë.

Fevziu shtoi:

Në mënyrë absolute, duhet të dënohet më shumë se sa dikush. Nëse ky shtet do donte të ishte serioz, historia e parë ishin 5 hotelet që u shembën, ishin me letra të parregullta. Shteti është gabim në çdo gjë."

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit