Një aksident i frikshëm ka ndodhur në Teksas të SHBA-së, ku për pak sa nuk u shkaktua një tragjedi e vërtetë.
Siç shihet dhe në videon e publikuar, drejtuesi i një trajleri humbi kontrollin e mjetit të tonazhit të rëndë, duke u përplasur me makinat që ndodheshin në rrugë.
Më pas, trajleri del nga rruga, ndërsa rimorkio e tij bie mbi automjetin e një patrulle policie që ndodhej aty për të vëzhguar situatën e rëndë të paraqitur nga moti i keq.
Përplasja e frikshme erdhi si pasojë e mjegullës që kishte pushtuar rrugën, ndërsa u rrezikua edhe jeta e policëve që ishin aty pranë duke filmuar aksidentet e rastit.
Si pasojë e aksidentit, mbeti i plagosur lehtë shoferi i trajlerit dhe një nga oficerët e policisë.
Ata u dërguan në spital për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Fatmirësisht dy të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Burimi: KCPD|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania