Astronautja amerikane Christina Koch ka vendosur një rekord të ri për fluturimin më të gjatë në hapësirë të kryer nga një grua.
Para saj rekordi mbahej nga Peggy Whitson, e cila kishte kaluar 288 ditë në hapësirë. Tashmë rekordi i ri është plot 328 ditë.
Me dije bëhet se misioni i Christina Koch-ut do të ndihmojë NASA-n të mësojë më shumë në lidhje me efektet e fluturimeve të gjata në hapësirë.
Këto të dhëna këto janë të nevojshme sipas zyrtarëve të NASA-n, për të mbështetur misionet e ardhshme për kërkime më të thelluara në hapësirë, në Hënë dhe Mars.
Kurse rekordin për udhëtimin më të gjatë në hapësirë e mban një burrë.