Në Francë protesat janë duke vazhduar. Raportohet se punëtorët francezë kundërshtojnë reformës e pensioneve të Presidentit Macron.
Me dije bëhet se janë bërë 23 ditë që nga fillimi i grevave. Përfaqësuesit e sindikatave shprehen se do të vazhdojnë aksionin e tyre kundër reformës së pensioneve të kërkuar nga qeveria franceze.
Kujtojmë këtu se propozimi i Macron u refuzua nga sindikatat dhe punëtorët të shumë profesioneve, pasi heq mundësinë e pensionit të parakohshëm për punët fizike të rënda ose të rrezikshme.
Pra si kuptohet se leksionet nga Franca vazhdojnë, kurse në vendin tonë ka plakosur heshtja. Kujtojmë këtu se nga data 1 janar 2020 mosha e daljes në pension rritet me dy muaj.
Kjo do të thotë se gratë nga data 1 janar do të dalin në pension në moshën 61 vjeç, duke u afruar gjithnjë e më shumë me moshën kur dalin edhe burrat në pension pleqërie.
Por në vendin tonë nuk pati asnjë protestë, ndërkohë që sot Franca është paralizuar prej protestave.