Plas keq sherri mes nëntë shqiptarëve, 19-vjeçari humb jetën nga plagët e marra

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 28.12.2019, 20:13

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në komunën e Malishevës në Kosovë, ku nëntë persona janë përfshirë në një sherr të dhunshëm, duke u përleshur me njëri-tjetrin.

Burime nga Policia e Malishevës bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pak para mesnatës të së premtes në rrugën "Ahmet Paqarizi", ndërsa një prej të rinjve të përfshirë në konfliktin fizik ka ndërruar jetë në spital.

19-vjeçari kishte marrë dëmtime të mëdha gjatë përleshjes fizike, të cilat i shkaktuan vdekjen.

Dyshohet se sherri ka ndodhur për motive banale, ndërsa policia ka arrestuar personat e përfshirë dhe ka bërë të mundur sekuestrimin edhe të dy automjeteve.

Autoritetet kosovare kanë nisur hetimet dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë së Malishevës:

Policia në Malishevë ka pranuar informacionin se me datë 27.12.2019 rreth ores 23:25, disa persona te lënduar kanë kërkuar ndihme mjekësore në Qendrën e Mjekisë Familjare në Malisheve. Policia menjëherë ka shkuar në lokacion. Dyshohet se rreth 9 persona kanë marrë pjesë në një rrahje ne rr. “Ahmet Paqarizi” Dragobil- Burim dhe si pasoje e lëndimeve të marra mjeku ka konstatuar vdekjen e një personi, i lindur ne vitin 2000. Policia dhe prokurori kanë dalë në vendin e ngjarjes për hetimin e rastit, personat e dyshuar të involvuar janë arrestuar dhe po ashtu 2 automjete janë konfiskuar. Është iniciuar rasti “vrasje” dhe’ pjesëmarrje në rrahje’ , ku hetimet dhe veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorinë kompetente."

Foto ilustruese

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit