Vizita e Ramës në burgun e grave, ish-deputetja: Kryeministri i pashpirt, përdor të dënuarat për propagandën e tij

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 28.12.2019, 19:53

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka reaguar ashpër pas vizitës së kryeministrit Edi Rama në Burgun e Grave në Tiranë.

Në një postim në rrjetet sociale, Vokshi e cilësoi Ramën si "të pashpirtë dhe "pa asnjë ndjesi njerëzore".

Sipas ish-deputetes, Rama është i gatshëm të përdorë këdo në fatkeqësi për propagandën e tij neveritëse.

Më tej, Vokshi thekson se kreu i qeverisë luajti sot rolin e të shqetësuarit për gratë që vuajnë dënimin në Burgun e Grave.

Ish-deputetja jep mesazhin se zgjidhja për gratë nuk është "show me kamera", por krijimi i mundësisë për të patur siguri financiare e familjare dhe punësimin për to.

Reagimi i plotë:

I pashpirt, pa asnjë ndjesi njerëzore, Edi Rama është i gatshëm të përdorë këdo në fatkeqësi për propagandën e tij neveritëse. Përdor gra të varfëra, të papuna; fëmijë të lënë jetimë prej neglizhencës së tij për sigurinë e banesave ku jetonin; persona me probleme mendore apo të moshuar. Në propagandën e tij, mashtrimi dhe hipokrizia nuk kanë limit.

Sot vendosi të përdorë gratë e burgosura, luajti rolin e të shqetësuarit për ato që po kalojnë vite të jetës së tyre në burg edhe sepse varfëria, papunësia, gjendja e rënduar ekonomike e sociale mund t’i kenë cuar të ndërmarrin vepra “ekstreme” për të cilat po vuajnë dënimin.

Në shkelje të ligjit e Rregullores së burgjeve, shtrëngoi të flisnin live gratë e burgosura. Redona (e mitur dikur), Ermira (me 3 fëmijë të vegjël, e ndarë nga burri) treguan që për shkak të moshës apo kushteve shumë të vështira ekonomike për të ushqyer fëmijët, ishin detyruar të tregëtonin drogë. Redona, Ermira apo gra të tjera po vuajnë dënimin me burg për trafikim substancash narkotike, ndërkohë që deri më sot asnjë bos droge nuk është kapur e aq më pak dënuar.

Nëse gratë janë sot viktimat më të mëdha të shoqërisë shqiptare, shkaktari numër 1 është Edi Rama.

Gratë vriten në mes të ditës, rrihen në mes të Tiranës, dhunohen nga persona të veshur me uniformë sepse dhunuesit mbrohen nga Edi Rama, sepse institucionet shtetërore nuk janë në mbrojtje të grave por në shërbim të dhunuesve, kriminelëve, trafikantëve.

Zgjidhja për gratë nuk është show me kamera. Ato duan siguri financiare, duan punë, duan siguri për fëmijët, duan shkolla dhe kopshte më të mira për ta. Në gjithçka duan gratë për familjet e tyre Edi Rama ka dështuar. Gratë e dinë këtë dhe ia kanë hequr vizën me kohë, vetëm kështu mund të shpëtojnë liritë që u kanë ngelur!!

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit