Mbrëmjen e sotme një makinë është djegur në qytetin e Korçë.
Sipas informacionit praprak makina që është përfshirë nga flakët ndodhej në zonën e njohur si City Center.
Po ashtu me dije bëhet se makina ishte e tipit ‘Ford Escort’ . Ende nuk dihet se përse mund të ketë marrë flakë kjo makinë.
Gjithashtu nuk ka asnjë informacion zyrtar se në pronësi të kujt është kjo makinë. Me dije bëhet se policia dhe zjarrfikësja kanë shkuar në vendngjarje.
Raportohet edhe se policia po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.