I sëmurë me diabet e me zemër, flet familjari i strehuar në hotel: S’kam pirë ilaçet se jam në grevë, na sollën 30 mijë lekë bonus qiraje

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 28.12.2019, 18:52

Thumana ishte ndër zonat më të prekura nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit, ku si pasojë e shembjes së dy pallateve të vjetër humbën jetën tragjikisht 24 persona.

Po ashtu, në këtë zonë, e cila ishte vetëm pak kilometra larg epiqendrës së tërmetit, u shkatërruan dhjetëra ndërtesa, duke lënë qindra banorë pa një strehë.

Një nga banorët e prekur në Thumanë është edhe Besnik Greku, i afërm i tre pjesëtarëve të familjes Greku që humbën jetën nga tërmeti.

Besniku ndodhet i akomoduar në një hotel në Shëngjin, por pavarësisht se ka probleme me shëndetin, ai ka marrë vendimin për t'u futur në grevë urie, pas vendimit të qeverisë për boshatisjen e hoteleve nga banorët e prekur nga tërmeti deri në datën 3 janar.

Në një video të publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha në "Facebook", ai tregon se i kanë ofruar një bonus qiraje deri në 30 mijë lekë.

Sipas tij, kjo shumë qesharake nuk i mjafton për të gjetur një shtëpi për veten dhe tre anëtarët e tjerë të familjes së tij.

Ai shprehet:

Unë quhem Besnik Greku nga Thumana, jam i sëmurë me diabet me zemër, jam futur në grevë urie se nuk po na jep rrugëzgjidhje shteti, i bëj thirrje shtetit të ndihmojë njerëzit në nevojë sidomos ata të Thumanës. Jam i sëmurë, nuk kam pirë sot ilaçet se jam në grevë urie. Na sjellin një bonus me 20 mij lekë a 30 mijë lekë po s’kam ku e gjej shtëpinë me kaq lekë. Nuk bëhet fjalë, grevë urie deri në fund."

Kujtojmë këtu se banorët e prekur nga tërmeti në Thumanë kanë vendosur të hyjnë në grevë urie, duke iu përgjigjur kështu vendimit të paprecedentë të qeverisë, për t'i braktisur ata.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit