Qeveria braktis të prekurit nga tërmeti, zv.ministrja: Hotelet duhet të boshatisen deri më 3 janar

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 28.12.2019, 18:34

Qeveria ka vendosur që të lërë në rrugë të madhe qytetarët e prekur nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit.

Banorëve të prekur nga tërmeti u është kërkuar që të dalin nga hotelet ku janë akomoduar deri më 3 janar 2020.

Ka qenë zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda, që njoftoi vendimin e paprecedentë të qeverisë për të nxjerrë nga hotelet të gjithë qytetarët që tërmeti i la pa një strehë, në emisionin "Kjo Javë" në News24.

Ajo e justifikoi këtë vendim të qeverisë, duke u shprehur se hotelet duket të lirohen, në mënyrë që të bëhen gati për sezonin turistik.

Zv.ministrja tha:

Akomodimi ishte sfida më e madhe. Pasi u mbyll faza e kërkim shpëtimit, akomodimi ishte sfida më e madhe në afatshkurtër ne e zgjidhëm duke ofruar këtë standard në hotele, ku është marrë edhe ushqim. Sigurisht që hotelet do të duhet të përgatiten, sepse fillon sezoni turistik ne ja kemi bërë të qartë, kemi qenë transparent me qytetarët e akomoduar në hotele, duke thënë që edhe Vitin e Ri do ta kalojnë në hotele, dhe me datat 3 maksimumi deri me 5 janar hotelet do të duhet të boshatisen, pasi do të fillojnë përgatitjen për sezonin turistik. Ajo çfarë kemi sqaruar dhe po vazhdojmë të punojmë me punonjës të bashkisë Durrës, të paktën flas për qarkun Durrës kemi shkuar në këto hotele dhe po përpiqemi të sqarojmë qytetarët që të vijnë dhe të aplikojnë për bonus qiraje."

Tashmë, pas pabesisë nga natyra që u shkatërroi banesat dhe i la pa një strehë mbi kokë, banorët duhet të përballen edhe me braktisjen nga qeveria.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit