Gazetari: Pse Bashkia e Tiranës rrit taksat fshehurazi?

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 28.12.2019, 16:23

Nga Klodian Tomorri

Tarifa e pastrimit për familjet e kryeqytetit do të rritet me 750 lekë vitin e ardhshëm. Nga 5 mijë lekë në vit që paguhet tani shkon 5750 lekë në vit.

Për bizneset e vogla me xhiro deri në 2 milionë lekë tarifa barazohet me familjarët. Deri më tani këta kanë paguar 3500 lekë në vit. Megjithatë në rastin e biznesit ka kompensim sepse ulet taksa e arsimit. Dmth barra finale nuk rritet.

Tani problemi nuk është se pse rritet tarifa e pastrimit. E para është një rritje e papërfillshme 750 lekë në vit.

E dyta, është një tarifë që nuk është ndryshuar prej 20 vitesh dhe ka sens të indeksohet sepse normalisht mund të ketë rritje të kostove.

Ndërsa në rastin e biznesit të vogël nuk ishte normale që të paguhej më pak se familjet.

Problemi është se pse rriten fshehurazi. Paketa e re fiskale u votua pardje. U transmetua live nga te gjitha mediat e vendit mbledhja e Këshillit Bashkiak. E pa ndonjëri lajmin se sa u rrit tarifa e pastrimit?

E mori vesh njeri cila tarife apo takse ndryshoi? Asnjë media nuk e kishte. Dhe nuk është faji i mediave.

Unë që kam akses të privilegjuar në informacion për shkak të profesionit dhe njohjeve me është dashur gjysmë dite ta marr vesh ca u rrit dhe ca jo. Ex post, pasi ishte votuar vendimi.

Kjo nuk është normale fare. Nuk ndryshohen taksat fshehurazi se është çmenduri. Këshilli Bashkiak nuk është Këshill Kukudhësh që merr vendime fshehurazi.

Taksat propozohen, konsultohen, diskutohen dhe ne fund votohen.

Politika fiskale duhet të jetë transparente. E para tregon përgjegjshmëri ndaj qytetareve. E dyta, e bën më të pranueshëm vendimin në publik. E treta, duket shëmtuar kur ndryshon taksa fshehurazi.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit