Në një kohë që në Shqipëri nuk rriten pagat, rriten çmimet për produktet ushqimore. Teksa jemi në prag të ndërrimit të viteve çmimet janë rritur edhe më shumë.
Mësohet se nga 20 deri në 50 lekë janë rritur çmimet për produktet ushqimore, kryesisht tek frutat dhe perimet.
Qytetarët shprehen se kjo rritje është e papërballueshme, për ta dhe se nuk e dinë se si do t’ia dalin. Njëri prej tyre ka thënë:
Ndërsa një tjetër qytetar ka thënë se çmimet janë të papërballueshme, pasi shumica e njerëzve më shumë nuk janë në punë se sa janë.
Nga ana tjetër edhe tregtarët thonë se ky vit nuk ka qenë i mirë, për ta, pasi ka patur një rënie të konsumit dhe për pasojë edhe më pak blerje.