Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës. Sipas informacionit paraprak mësohet se tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e këtij askidenti.
Po ashtu me dije bëhet se aksidenti ka ndodhur në zonën e Skelës, por ende nuk është dhënë informacion për identitetin e të plagosurëve.
Gjithashtu nuk dihet se cilat kanë qenë shkaqet e këtij aksidenti dhe se në cilat rrethana ka ndodhur.
Kurse policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti.